Shteti që do të zhdukë cigaren përgjithmonë – Iniciativa e parë në botë që do të mbyllet deri në 2025

Në Zelandën e Re “do të zhduken” cigaret deri në vitin 2025. Qeveria progresive e Jacinda Ardern dëshiron të eliminojë zakonin e pirjes së duhanit. Nisma është befasuese, unike në botë, që synon mbrojtjen efektive të shëndetit, pasi gjysmë milioni banorë të Zelandës së Re janë duhanpirës. Propozimet janë:

  1. Të lindurit pas vitit 2004 nuk do të lejohen të blejnë cigare. Kjo për të “shpëtuar” brezat e rinj nga kjo varësi dhe do të ishte hera e parë që do të bëhej një gjë e tillë në botë.
  2. Mosha në të cilën do të lejohet pirja e cigares do të jetë më e lartë.
  3. Do të limitohen dyqanet e shitjes së cigares
  4. Do të zvogëlohet sasia e nikotinës në cigare

Burimi origjinal: positizie.it

Përshtati në shqip: SCAN

Reklama e sponzorizuar