Si t’i përgjigjeni pyetjes “A është kjo punë e duhura për mua?”

Business people talking in meeting

Për të kuptuar nëse puna aktuale është e duhura për ju duhet të merrni në konsideratë shumë gjëra. Pyesni veten nëse ka një perspektivë rritje, nëse ju pëlqen kultura e kompanisë dhe nëse ju pëlqen puna që bëni.

Këta janë disa prej faktorëve që duhet të merrni në konsideratë para se të nisni kërkimin e një pune tjetër.

Edhe pse asnjë punë nuk është e përsosur, përgjigjja e këtyre pesë pyetjeve do t’iu ndihmojë për të marrë vendimin e duhur

Reklama e sponzorizuar

A ju pëlqen ajo që bëni?

Një nga pyetjet e para që duhet t’i bëni vetes është kjo: “A më pëlqen kjo që bëj çdo ditë?”. Natyrisht, asnjë punë nuk është tërësisht e përsosur, dhe nuk do t’ju pëlqejnë kurrë përgjegjësitë në ngarkim për gjithë kohën. Është një fakt i mirëdokumentuar se “gjetja e pasionit” është një këshillë shumë e thjeshtë për t’u marrë në konsideratë kur vlerësoni punën aktuale.

Por ideja e përgjithshme është që ju prisni me padurim orën për të bërë punën çdo ditë dhe besoni me të vërtetë se është kuptimplotë. Dhe nëse e bëni, do të jeni 20% më produktivë. Por nëse e gjeni veten duke rënë nga shtrati çdo ditë dhe tduke u zvarritur në një punë në të cilën nuk besoni, atëherë ndoshta është momenti për të ndryshuar.

A keni një marrëdhënie të shëndetshme me shefin?

Të jemi realistë. Një marrëdhënie e mirë me shefin tuaj nuk do të thotë që jeni miqtë më të mirë. Do të thotë se ju ndjeni se mund të komunikoni me ta, se po punoni drejt të njëjtit qëllim dhe se ndieni se ata ju mbështesin. Kjo do të thotë edhe se çdo marrëdhënie epror-bashkëpunëtor do të jetë ndryshe dhe në këtë nuk ka asgjë gabim. Jo të gjithë pëlqejnë të njëjtat metoda udhëheqje.

Disa do të parapëlqenin një drejtues praktik i cili jep shumë udhëzime, ndërsa dikush tjetër mund ta urrente një drejtues të tillë. Por fakti është ky: 58% e forcës së punës thotë se i beson më shumë një të panjohuri se drejtuesit të vet, dhe nëse bëni pjesë te kjo përqindje, mbase duhet të provoni të gjeni një tjetër punë.

A është paga juaj e drejtë dhe në përputhje me nivelin e përvojës?

Edhe në një punë ëndrrash, krijohen lehtësisht pakënaqësi nëse ju nuk keni pasur një rritje page në 18 muaj. Mbi të gjitha, nëse shihni në një faqe si Glassdoor dhe zbuloni se po fitoni 60% më pak se pjesa më e madhe e kolegëve tuaj. Nëse kërkesa nuk ju plotësohet, ndoshta është momenti për të kërkuar diçka tjetër.

A është i mundur udhëtimi në punë?

Sigurisht, koha për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna nuk është e vetmja gjë që duhet të vlerësoni. A po jetoni ende pranë miqve dhe familjes suaj? A keni pranë restorante, bare, parqe dhe shkolla? Përgjigjet e disa prej këtyre pyetjeve duhet t’ju ndihmojnë të vendosni nëse situata aktuale është e drejtë.

A po i zgjeroni aftësitë dhe a shihni një trajektore rritje?

Një punë e mirë ju vë në provë dhe ju nxit të thelloni aftësitë, ndërsa nxisni dhuntitë ekzistuese. Për pjesën më të madhe të profesionistëve, puna ideale gjithashtu nxit formimin dhe rritjen e punonjësve. Nëse nuk i shihni këto gjëra në pozicionin tuaj aktual, mund të dëshironi të kërkoni diçka më shumë. Para se të hidhni këtë hap, bëni një bisedë me drejtuesin në lidhje me perspektivën tuaj në aftat të gjatë. Kërkoni edhe pëlqimin për të marrë pjesë në ndonjë seminar apo kurs që të rrisë aftësitë tuaja. E nëse kompania nuk i përkrah këto rrugëtime rritje, atëherë mund të jetë momenti për të thënë ‘mirupafshim’.

Edhe pse të përgjithshme, këto pesë pyetje do t’ju ndihmojnë sigurisht të vlerësoni nëse pozicioni aktual është i duhuri. Ju keni të drejtën të largoheni nga tryeza e punës çdo ditë duke u ndier të kënaqur për punën që keni bërë për kompaninë tuaj.

Largimi nga një kompani dhe fillimi i kërkimit për një punë tjetër mund të jetë e rrezikshëm dhe i lodhshëm, por duhet të besoni se gjetja e pozicionit të duhur do t’ju shpërblejë në fund. /The Ladders/