Volvo then rekord të shitjes së veturave në gjysmën e parë të vitit

Volvo është rikthyer fuqishëm në treg, duke regjistruar shitjet më të shumta gjatë gjysmës së parë të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe kjo kompani ka arritur t’i shesë 380.757 vetura.

Shitjet e firmës suedeze mes janarit dhe qershorit u rritën për 41 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020, kur shitjet dhe prodhimi u ndaluan pas bllokimeve të ndryshme. Firma theu rekordin e mëparshëm të shitjeve në gjysmën e parë të 340.826 njësive.

Nga këto shitje, 24.6 për qind ishin modele elektrike, derisa shitjet e veturave të tilla, që mbajnë markën e Volvo Recharge, u rritën për 150 për qind nga viti në vit.

Reklama e sponzorizuar