Hapet terminal doganor nga shteti

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në facebook ka treguar se sot ka autorizuar Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë.

Ai po ashtu tha se shumë shpejt do të hapen edhe terminale tjetra.

“Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit” ka shkruar Murati/Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar