Kosovarët kanë përqindjen më të madhe të popullsisë që preferojnë të konsumojnë prodhime vendase.
Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2021, 82% e kosovarëve preferojnë të konsumojnë produkte vendase.
Kjo është përqindja e dytë më e lartë në rajon, pasi e para qëndron vetëm Serbia me 88 për qind të qytetarëve që preferojnë prodhimet vendase para atyre të huaja.
Përgjithësisht 80 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor preferojnë të konsumojnë prodhime vendase në vend të atyre të importit.
Anketa zbuloi se një numër në rritje i të anketuarve, mbështesin forcimin e lidhjeve tregtare brenda Rajonit të Ballkanit Perëndimor, megjithëse ky numër nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar.
Që nga fillimi i Barometrit Ballkanik, BE perceptohet si partneri tregtar më i preferuar në rajon, me dy të tretat e të anketuarve gjithsej që mbrojnë përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve tregtare dhe investimeve midis qeverive të tyre dhe kësaj ekonomie.
Afërsisht një e treta e pjesëmarrësve në anketë janë në mbështetje të forcimit të marrëdhënieve tregtare me Rusinë dhe më shumë se një e treta e shikon Turqinë si partnerin potencial tregtar për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Por, ekziston një interes në rritje në Rajon për tregun kinez. Nxitës mbetet fakti se mallrat dhe shërbimet vendase po konsiderohen gjithnjë e më shumë si produkte konkurruese në krahasim me mallrat e importuara nga vendet tjera perëndimore Ekonomitë e Ballkanit dhe BE. /Buletini Ekonomik/