ATK-ja konfiskon 200 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka konfiskuar rreth 200 mijë euro në emër të borxheve, nga një pjesë e tatimpaguesve të sektorit së parkingjeve në Prishtinë.

ATK-ja përmes një njoftimi për media ka njoftuar sot se aktiviteti është kryer nën asistimin e Policisë së Kosovës dhe i njëjti do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Reklama e sponzorizuar