Cili vend është lideri botëror në energji të ripërtëritshme në 2021?

Të dhënat e reja e vendosin Norvegjinë si vendi me pjesëmarrjen më të lartë të energjisë së ripërtëritshme në botë, ka raportuar euronews.green.

Një studim nga platforma për krahasimin e tarifave energjetike, Utility Bidder, ka zbuluar 20 vendet e para në fushën e energjisë së pastër dhe ato me varësinë më të lartë të burimeve fosile.

Burimet fosile të përfshira në studim ishin thëngjilli, nafta dhe gazi natyral, ndërsa burimet e ripërtëritshme të energjisë ishin biokarburantet dhe mbeturinat, energjia e erës, solare, dhe hidroenergjia.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, në raportim është theksuar se burimi kryesor i të dhënave ishte Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Cilat burime i veçojnë vendet liderë të fushës së energjisë së ripërtëritshme

Norvegjia pasohet nga Brazili dhe Zelanda e Re. Sipas euronews.green, të gjitha këto tre vende janë liderë botëror për energji të ripërtëritshme. Ato listohen si vendi i parë, i dytë dhe i tretë, respektivisht, në këto rankime.

Të dhënat theksojnë se 56% e totalit të energjisë së Norvegjisë vjen nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar rankohet në vendin e 20-të pasiqë energjia e pastër në këtë vend përbën vetëm 13% të totalit të energjisë.

Norvegjia shfrytëzon hidroenergjinë më shumë se çdo vend tjetër në botë. Përllogaritjet theksojnë se ky ky burim i energjisë përfaqëson rreth 45 përqind të furnizimit me energji elektrike në vend.

Vendi nordik është i njohur për luginat dhe lumenjtë e tij të shumtë të pjerrët, si dhe rritjen e reshjeve për shkak të ndryshimit të klimës, që do të thotë se hidroenergjia është një burim mjaft bujar për vendin.

Ndërkaq, me furnizimin e dytë më të lartë të energjisë së ripërtëritshme, Brazili është vendi lider për shfrytëzimin e energjisë nga biokarburante dhe mbeturinat.

Këtu burime përllogariten të jenë përgjegjëse për rreth 32 përqind të furnizimit total të energjisë në Brazil.

Ndryshe, Braziili është prodhuesi i dytë më i madh në botë i karburantit të etanolit dhe është një lider i industrisë, me etanol me bazë nga kallami i sheqerit që u shpall si karburanti alternativ më i suksesshëm deri më sot.

Në anën tjetër, për vendin e tretë e zë Zelanda e Re, ku burimet e energjisë së ripërtëritshme përfaqësojnë 42 përqind të furnizimit energjetik për vendin.

Zelanda e Re është vend lider për prodhimin e rrymës nga burimet solare dhe të erës, që përbëjnë rreth 25 përqind të furnizimit të energjisë.

Vendet me varësinë më të madhe ndaj burimeve fosile – Kosova me pak dallim nga ekonomitë lidere Evropiane

Me 98 përqind varësi ndaj burimeve fosile, Singapori renditet si vendi me varësinë më të rëndë ndaj burimeve fosile në botë.

Vendi përdor proporcionin më të lartë të naftës në botë në krahasim me furnizimin e përgjithshëm të energjisë, me burimin fosile që përbënë 73 përqind të furnizimit të energjisë.

Vendi është shtëpia e kompanive më të mëdha të naftës si Exxon Mobile, për shkak të lokacionit ideal për tregti dhe mjedisit të sigurtë.

Mirëpo, Singapori si ndjekës mjaft të afërt ka vendin tjetër aziatik, Australinë, ku sipas të dhënave vendi ka një varësi prej 93 përqind ndaj burimeve fosile.

Tutje, vendi i tretë përnga varësia e burimeve fosile është Afrika e Jugut me rreth 91 përqind, raporton euronews.green.

Edhe pse raporti nuk e përfshiu vendin tonë në listën ‘famëkeqe’ të varësisë ndaj karburanteve fosile, rreth 95 për qind e furnizimit me energji në Kosovë vjen nga dy termocentrale të vjetëruara të qymyrit.

Sidoqoftë, në një mënyrë më befasuese, vende Evropiane që njihen për ekonomitë inovatore dhe mbase futuriste, Luksemburgu dhe Holanda, zënë vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht, me varësi prej 90 përqind ndaj karburanteve fosile në miksin e tyre energjetik.

Holanda është vendi me furnizimin më të madh të gazit natyror nga cdo vend tjetër në listën e përpiluar nga euroneës, ku është theksuar se 50 përqind e gazit vije nga fusha e gazit në Gronningen, që përbënë impiantin më të madh në Evropë.

Mirëpo, qeveria holandeze është përkushtuar që të ndalë prodhimin e rregullt të impiantit në Gronningen deri në 2022./kosovo.energy/