Dogana e Kosovës ka inkasuar deri tash 819 milionë euro ose mbi 30 për qind më shumë se në vitin 2020.
Përkundër masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nga Qeveria, Dogana parashikon të mbledhë 1.3 miliard deri në fund të vitit.

Eksporti i Kosovës është kryesisht në vendet e BE-së si në Gjermani dhe Zvicër, Britani e Madhe dhe ShBA. Ka një kohë që ka rritje të importit nga Serbia, por mund të themi që disa produkte serbe vetëm se kanë humbur tregun në Kosovë”, pohon ai.
Në anën tjetër, Dogana sfidohet në luftimin dhe parandalimin e mallrave të kontrabanduara.
Zëdhënësi saj thotë se nuk ka doganë në botë që mund ta ndalë 100 për qind këtë dukuri.
“Mund të themi me përgjegjësi të plotë se Dogana ka rrit përpjekjet për të parandaluar secilin rast të kontrabandimit të mallrave. A mund të themi se jemi 100 për qind në parandalimin e kontrabandës, nuk ka doganë në botë që ndal kontrabandën 100 për qind. Megjithatë, dogana tenton që kontrabanda të minimizohet që mos të ketë ndikim në ekonominë e ligjshme apo tek importuesit e rregullt”, thotë Stavileci.