Rigjallërimi i ekonomisë së Shqipërisë shënoi rritje me 5.5 për qind në 3-mujorin e parë të këtij viti me pritshmëritë për rritje më të përshpejtuar në tremujorin e dytë.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) tregojnë se në 6-mujorin e parë, numri mesatar i kontribuuesve në skemë arriti në 727, 905 persona me një rritje 8% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e numrit të kontribuuesve në skemë këtë 6-mujor është nxitur nga sektori shtetëror por edhe ai privat.
Punësimi në sektorin shtetëror shënoi rritje më tej, duke u zgjeruar me 5,600 persona ose 4.1% në raport me 6-mujorin i parë 2020.