Çmimi me të cilin Furnizuesi i Tregut të Lirë po siguron energjinë për plotësimin e nevojave konsumatore ka arritur çmime rekord gjatë mujit gusht. Çmimet e larta u reflektuan që në muajin korrik, por gjatë këtyre 2 muajve ato kanë njohur vetëm tendencë në rritje, duke kapur vlerat e rreth 160 euro/ MWh. Gjatë muajit gusht, FTL, që është një prej kompanive të krijuara nga ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka realizuar në total 4 procedura për blerjen e energjisë, një pjesë e të cilave për furnizimin me energji gjatë muajit shtator, ndërkohë që në total janë shpenzuar rreth 29 mln euro.
Çmimet më të larta rezultojnë për sasinë e siguruar të energjisë për shtatorin, që u ble me çmime 159.71 euro MWh dhe 158.53 euro/MWh. Ndërkaq, për sigurimin e energjisë së nevojshme, gjatë muajit korrik ky dikaster shpenzoi 4.8 mln euro, teksa çmimi mesatar me të cilin u sigurua energjia arriti në 106 euro/MWh. Blerjet e energjisë u rikthyen me ardhjen e verës dhe mungesën e rreshjeve të shiut, por ndryshe nga vitet e kaluar, çmim është disa fish më i lartë.
Kjo pasi, në gushtin e vitit të kaluar çmimi meastar me të cilin u sigurua energjia ishte rreth 45 euro/MWh. Paralelisht, bursa e energjisë që parashikohet të sjellë çmime më të ulta nuk është ngritur ende, ndonëse ajo duhej të ishte gati prej kohësh. Aktualisht, ngritja e platformës Tenderi për ngritjen e Platformës Elektronike të Tregtimit për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda Ditës është ende në fazë tenderimi, pas 2 procedurave të pafinalizuara me sukses. /Scan tv/