Gati tetë orë pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova, në vendkalimin kufitar në Merdare janë deri në tetë orë, shkruan Gazeta Express.

Pritje të gjata deri në tri orë janë edhe në pikat kufitare në Jarinje dhe tek Dheu i Bardhë.

Në ndërkohë deri në dy orë qytetarët po presin për ta kaluar pikën kufitare Mutivodë.

Reklama e sponzorizuar

Njoftimi i plotë:

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR

FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min)  Dalje (min)

Merdarë                      10 -15          400-450

Jarinje                          20-25           120-180

Mutivodë                     05 – 10         180

Bernjak                         05 – 10         05-10

Dheu i Bardhë              05                 60-120

Vërmicë                        03 – 05         15-25

Muçibabë                    05                  50

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

https://mpb.rks-gov.net/