KGJK paralajmëron masa disiplinore pas publikimit të përgjimeve ku i përfshirë është gjykatësi Driton Muharremi

Prishtinë – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga portali Shqip.com, në të cilat përgjime është i përfshirë edhe anëtari i KGJK-së, gjykatësi Driton Muharremi.

Përmes një komunikate për media, KGJK ka njoftuar se është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publikimet e bisedave telefonike në mes të subjekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe një anëtar i KGJK-së.

“Me përgjegjësitë ligjore që ka ky Këshill, do të vazhdojmë të përcjellim situatën dhe do të veprojmë sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të anëtarëve të KGjK-së”, thuhet tutje në njoftimin e KGJK-së.

Reklama e sponzorizuar