Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka proceduar sot gjatë mbledhjes javore propozim vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Emrat e propozuar nga Qeveria për t’u bërë anëtarë të këtij bordi janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.
Ferat Shala, kryetari i këtij Komisioni shprehu kritika për kryesuesin e propozuar nga Qeveria, Nazmi Mikollovcin, pasi sipas tij ky emërim ka konflikt të madh të interesit, pasi i njëjti më herët kishte punuar në Trepçë, të cilë tash e emenaxhon AKP-ja.
“Problemi esencial është që saktësisht kryesuesi i propozuar ka konflikt të madh interesi me pozicionin qe dëshiron ta marr nga Kuvendi. Kandidati i propozuar ka punuar 7 vjet në Trepçë, dmth në periudhën që është dëmtuar më së shumti Trepça. Një pjesë të madhe të Trepçës sot menaxhon AKP-ja, unë nuk e di qysh ka me ia dal mos me u përfshi”, tha Shala.
Kurse Pal Lekaj nga AAk, tha se në këtë propozim vendim nuk tregohet jetëgjatësia e këtij mandati.
“Sa i përket kandidatëve nuk i njoh, aty nuk kemi dëshmi se nuk janë kundërshtim me ligjin, po më intereson që ky mandat sa është, me mandat të plotë apo me çfarë e ka thënë Qeveria. Pasi e dimë që kjo agjenci do të shuhet. Këtu nuk tregon sa do të zgjas mandati. Më tepër është politike kjo.”
Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila, anëtare e këtij komisioni nga radhët e LVV-së, tha se nuk është në kompetencat e Qeverisë që ta përcaktojë mandatin e këtij Bordi.
E Armend Muja, tha se AKP-ja është shkatërruar dhe në këtë pjesë partia e tij nuk ka gisht fare.
“Nëse i shihni numrat e vëreni sa është shkatërruar kjo ndërmarrje, dhe për këtë VV-ja s’ka pasur fare të bëjë”.