Kur ka kaluar më shumë se një vit nga nisja e pandemisë së koronavirusi ekonomia ka nisur zhvillimin pozitiv. Sipas INSTAT prodhimet “Made in Albania” drejt vendeve të Bashkimit Evropian apo dhe shteteve të tjera arritën vlerën e 209 miliardë lekëve për periudhën Janar – Korrik.
Kosova kthen sytë nga mallrat shqiptare, Turqia solli më shumë
Kjo shifër prek një rritje prej 21 për qind mbi mesataren e tre viteve të fundit
Materiale ndërtimi dhe metale të prodhuara në shqipëri kanë zënë peshën kryesore në eksporte e më pas renditen mineralet dhe energji elektrike.
Edhe importet kanë prekur shifra rekord. Nga fillimi i muajit janë 426 miliardë lekë mallra që kanë hyrë në Shqipëri, një shifër që shkon në 21 për qind mbi mesataren e viteve 2018 – 2020
Rritja më e madhe është për makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi e më pas materiale ndërtimi e produkte kimike dhe plastike
Kosova duket se i është kthyer preferencës së mallrave shqiptare duke shënuar një rritje me 59 për qind prej janarit, edhe Spanja ka shënuar rritje të ndjeshme, ashtu sikurse edhe Italia.
Ndërkaq në Shqipëri është Turqia ka ka sjellë më shumë mallra me 48 për qind, e më tej Italia me 34 % dhe Kina me 31%.
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të prodhimeve shqiptare të dërguara në BE dhe shtete të tjera defiçiti tregtar njohu një rritje me rreth 24 për qind.