Kosovë vendosë të aplikojë në WBIF

energji
Foto Ilustruese

Kosova vendosë të aplikojë në WBIF për masa të efiçiencës në sektorin rezidencial dhe privat.

Gjatë mbledhjes së pestë të Komisionit për Planifikim Strategjik, nën kryesimin e Kryeministrit Albin Kurti, është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për aplikim në kuadër të rundit 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat.

‘Projekt propozimi ‘Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat’ do të koordinohet nga Zyra e Kryeministrit deri në dorëzim të aplikacionit për asistencë teknike nga grantet investuese të WBIF. Projekti është paraparë të menaxhohet nga Fondi i Kosoves per Efiçience te Energjise (FKEE)’, ka shkruar Ministria e Ekonomisë në rrjete sociale.

Reklama e sponzorizuar

Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF) mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, përmes ofrimit të mbështejtes financiare dhe teknike për investime strategjike në fushën e energjisë, mjedisit, transportit dhe infrastrukturë.

Nisma mbështet edhe iniciativat tjera të zhvillimit të sektorit privat dhe është nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.