Kursi i këmbimit/ ‘Ngrijnë’ valutat e kryesore. Franga zvicerane dobësohet ndjeshëm

Monedha europiane nuk ka pësuar asnjë lëvizje të kuotës këtë të mërkurë teksa vazhdon edhe sot të blihet me 121.4 lekë dhe të shitet me 122 lekë sikurse edhe një ditë më parë.

Edhe Dollari amerikan ka ‘ngrirë’ në të njëjtat vlera sikurse edhe dje pasi vijon edhe mëngjesin e sotëm të blihet me 103.3 lekë dhe të shitet me 104.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik nuk përbën përjashtim pasi edhe ai nuk ka regjistruar luhatje të kuotës teksa edhe sot blihet me 141.2 lekë dhe shitet me 142.3 lekë sikurse ditën e martë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është e vetmja valutë që ka humbur pikë përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 112.5 lekë dhe është shitur me 113.4 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN Tv/