Një ditë pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila për shkak pati përkeqësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, kryeministri Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Kryeministri Kurti i ka njoftuar inspektorët për vendimet nga ai takim dhe foli për rëndësinë e zbatimit të masave kundër pandemisë të marra në mbledhjen e 32-të të Qeverisë.
Ai tha se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave, dhe se zbatueshmëria e tyre i jep masave legjitimitet, përveçse siguron efektshmërinë e tyre.
“Aktualisht, po përballemi me variantin më të rrezikshëm të virusit, atë Delta, andaj në një situatë që nuk është e zakonshme, nuk mund të sillemi si zakonisht. Angazhimi i gjithsecilit duhet të jetë një që s’e kemi bërë më parë”, ka nënvizuar Kurti.
Po ashtu, ai shtoi se Qeveria i është përgjigjur kërkesës së AUV-it për të rritur numrin e inspektorëve, duke e gjashtëfishuar atë.
Me 85 inspektorë të rinj që do angazhohen, ai u shpreh se bashkë me sasinë tash duhet të rritet edhe cilësia e inspektimit.