“Lufta midis bankierëve” – Në cilin shtet të BE u pasuruan më shumë financierët?

Në vitin 2019, sipas raportit të Autoritetit Bankar Europian mbi shpërblimin e “fituesve të mëdhenj”, drejtuesit që morën bonuse që tejkalojnë një milion euro, u rritën me 17% në Itali. Kështu, këto të dhëna konfirmojnë se Italia është shteti i Bashkimit Europian, ku bankierët u pasuruan më së shumti.

Ndërkohë që në sistemin bankar italian, “menaxherët milionerë” u rritën. Britania e Madhe “humbi pikë” për shkak të Brexit.

Rritja e bankierëve “në gjashtë zero” në Itali rezultoi më e larta, midis shteteve të Bashkimit Europian, me 17%,  kundrejt Francës, me 15.3%, si dhe Gjermanisë, me 9.3%.

Reklama e sponzorizuar

Përshtati në shqip: SCAN