Masat hyjnë në fuqi nesër – MSH i publikon të gjitha të detajuara

Sheshi
Sheshi "Nëna Terezë" Prishtinë

Qeveria e Republikës së Kosovës ditën e djeshme ka zhvilluar mbledhjen e 32-të me radhë gjatë të cilës ka miratuar dy vendime.

Në vendimin e parë ajo miratoi masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajtja e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Reklama e sponzorizuar

Qeveria, po ashtu, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e përkohshëm të 422 (katërqind e njëzet e dy) profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës (mjekë, infermierë dhe laborantë) për menaxhimin e situatës me COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj të tjerë shtesë, në shumë totale deri në 1,332,000 € (një milion e treqind e tridhjetë e dy mijë euro).

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2075618685929041