Miratohet Projektligji për marrëveshjen financiare prej 60 milionë euro me Hungarinë

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër 1 të marrëveshjes ndërkombëtare me shtetin e Hungarisë sot me 87 vota për. Kjo marrveshje pritet që t’i sjellë Kosovës implementimin e kredisë prej 60 milionë euro. Këtë projektligj e mbështetën edhe partitë opozitare.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë fjalimit të tij shtoi se me anë të ndryshimit të këtij amendamentit do të bëhet zgjatja e afatit të implementim dhe kthimit të kredisë.

“Me këtë Projektligj krejt çka po bëhet është zgjatja e afatit të implementimit dhe kthimit për këtë kredi në mënyrë që të implementohen, për shkak se ka pasur ngecje, me gjithë faktin se kredia ka qenë e ratifikuar nuk ka ecur asgjë tutje për këtë projekt”, përfundoi ai.

Reklama e sponzorizuar