Miratohet rekomandimi i Komisionit për Ekonomi lidhur me problemet e evidentuara në KOSTT

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës miratoi me 64 vota për, 15 kundër dhe asnjë abstenim rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi lidhur me problemet e evidentuara në Ndërmarrjen e KOSTT-it.

“Konstatoj se me 64 vota për, 15 kundër dhe asnjë abstenim miratohet rekomandimi i Komisionit lidhur me problemet e evidentuara në ndërmarrjen e KOSTT-it”, tha Konjufca.

Deputetët e opozitës që janë anëtarë të Komisionit për Ekonomi kishin rekomanduar një auditim të menjëhershëm të vendimeve të pesë vjetëve të fundit në KOSTT.

Reklama e sponzorizuar

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci tha se Komisioni ka miratuar rekomandimin për të bërë auditim të kësaj ndërmarrjeje.

“Po ashtu, në mbledhjen tjetët plotësoi rekomandimet edhe sa i përket blerjeve të energjisë elektrike që burojnë nga burime të ripërtëritshme”, tha Statovci në seancën e Kuvendit.

Statovci deklaroi se kanë rekomenduar që të bëhet auditimi i të gjitha vendimeve që ka marrë KOSTT-i nga 1 janari 2015, që kanë të bëjnë me dhënien e pëlqimeve për ndërtim dhe shfrytëzim të pronave të KOSTT-it dhe projekte të investimeve kapitale.

“Zyra Kombëtare e Auditimit të bëj auditim të performancës deri më 30 shtator, me fukus në vendimet me strukturën e brendshme organizative dhe vendimet e “Alpeks Kosovë” dhe për blerjen e energjisë elektrike”, tha Statovci.