Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere është miratuar Projektligji për ratifikimin e amendamentit numër 1, të marrëveshjes të lidhur mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për bashkëpunim financiar.
Gjatë mbledhjes së këtij komisioni ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se kjo marrëveshje i mundëson Kosovës marrjen e një kredie të butë prej 62 milionë eurove.
“Bëhet një fjalë për një kredi e cila është 62 milionë euro. Përkitazi me ligjin janë ndjekur gjitha hapat ligjor, prandaj duhet të mbështet ky projektligj, një kredi të butë”, shtoi ministri Murati