Presidenti nigerian Muhammadu Buhari nënshkroi ligjin për Industrinë e Naftës 2021 për të siguruar një kuadër ligjor për kërkimin e naftës dhe sfidat e reja në sektorin e naftës dhe gazit.
Zëdhënësi i Presidencës, Femi Adesina, tha në një deklaratë se presidenti e nënshkroi ligjin teksa punonte nga shtëpia ku ndodhet në karantinë 5-ditore, siç kërkohet nga protokolli COVID-19 në Nigeri.
Adesina tha se Ligji i Industrisë së Naftës siguron një kuadër ligjor, qeverisës, rregullator dhe fiskal për industrinë e naftës nigeriane dhe çështje të ngjashme.
Legjislatura kombëtare miratoi ligjin më 15 korrik para se t’ia dërgonte presidentit për miratimin e tij, siç kërkohet nga kushtetuta e vendit.
Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, Nigeria ishte prodhuesi kryesor i naftës në Afrikë që nga viti 2020, me prodhim që arrinte në 86,9 milionë ton metrikë ose 1,8 milionë fuçi në ditë.
Fitimet nga eksportet e naftës gjithashtu përbëjnë më shumë se gjysmën e të ardhurave kombëtare të vendit.