Një ndër projektet më të mëdha evropiane për ruajtje të energjisë fillon operimin tregtar

Një projekt i përbërë nga një park solar me kapacitet 100MW së bashku me një sistem për ruajtje të energjisë 1.500V është lidhur me sukses me rrjetin elektrik kombëtar, në Minety në veri të Anglisë

Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar një nga ndërprerjet më të rënda në dekadën e fundit në Gustin e vitit 2019.

Incidenti ekspozoi mungesën serioze të rregullimit të frekuencës së rrjetit kombëtar dhe demonstroi se ndërtimi i projekteve të ruajtjes së energjisë që mund të rregullojnë frekuencën e rrjetit në kohën e duhur duhet të ketë përparësi.

Reklama e sponzorizuar

Projekti Minety, i cili filloi në fund të vitit 2019, pritet ta zbusë problemin.

“Ne jemi krenar të jemi pjesë e këti projekti historic, duke ofruar zgjidhje me eficensë dhe siguri ekstreme me një pajtueshmëri me kodet më të shtrënguara të MB”, ka thënë James Ëu, zëvendës presidenti i Sungrow. /kosovo.energy/