Parku i erës me kapacitet prej 400MW dhe 99 turbina nis gjenerimin e rrymës në Mbretërinë Saudite

Parku i erës me kapacitet prej 400MW, Dumat Al Jandal, që përbënë edhe parkun e parë të erës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, është kyçur zyrtarisht në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike dhe ka filluar gjenerimin e energjisë.

I zhvilluar nga një konsorcium i udhëhequr nga zhvilluesi frances i projekteve, EDF Renewables sidhe zhvilluesin nga Lindja e Mesme, Masdar.

Parku i erës do të përfshijë 99 turbina ku secila do të ketë një prodhim prej 4.2MW, ndërsa turbinat janë furnizuar nga Vestas.

Reklama e sponzorizuar

Ndërtimi ende nuk ka përfunduar zyrtarisht, teksa kanë mbetur të instalohen edhe disa turbina, mirëpo kyçja në rrjet jo gjithmonë kërkon që të instalohet edhe turbina e fundit para se të filloj operimi.

Konsorcium që po ndërton parkun e erës ka dorëzuar një ofert prej 21.30-dollar për megavat orë në ankandin e mbajtur nga autoritetet e Arabisë Saudite.

“Është një nderë që të kontribuojmë në tranzicionin energjetik të Mbretërisë me fillimin e prodhimit të parkut të erës Dumat Al Jandal, projektin më të fuqishëm në Lindjen e Mesme”, ka thënë Olivier Bordes, drejtori ekzekutiv i EDF për projektet e BRE në Lindjen e Mesme.

Poziconuar rreth 900 kilometra në veri të kryeqytetit Riyadh të Arabisë Saudite, projekti i erës pritet që të gjeneroj energji elektrike ekuivalente me kërkesën e 70,000 amvisërive në baza vjetore.

Tutje, projekti po ashtu do të jetë përgjegjës për evitimin e 988,000-ton të CO2 në vit./kosovo.energy/