Rreth 1.1 gigavat të kapaciteteve të sistemeve të ruajtjes së energjisë elektrike përmes baterive janë operacionale për momentin, krahasuar me 0.7 gigavat sa ishin në dhjetor të vitit 2019.
Rreth 729 projekte me më shumë se 16.1 gigavat kapacitete të sistemeve të ruajtjes së energjisë përmes baterive janë për momentin operacionale, në ndërtim ose të planifikuara në Mbretërinë e Bashkuar, ka raportuar RenewableUK.
Sipas hulumtimit, kapacitetet e projekteve nën operim është rritur në 1.1 gigavat kapacitete, nga 0.7 sa ishin në vitin 2019.
Hulumtimi nënvizon se rreth 0.6 gigavat kapacitete të sistemeve të ruajtjes së energjisë përmes baterive janë për momentin duke u ndërtuar, rreth 8.3 gigavat kanë siguruar lejet e nevojshme për ndërtim ndërsa rreth 1.6 gigavat janë në sistemin e planifikimit.
Për më shumë, rreth 4.5 gigavat kapacitete të këtyre sistemeve janë në fazat e hershme të zhvillimit.
‘Ne tashmë po shohim bateri të madhësisë së madhe prej 50 megavatësh duke u ndërtuar, të cilatpritet të sigurojnë fleksibilitet shumë të rëndësishëm për sisteme energjetike. Ne presim dorëzimin e dokumentacionit për projekte me kapacitet edhe më të madh në kohë të shkurtë kohore’, ka thënë Barnaby Wharton, Drejtori për Sistemet Elektrike të së Ardhmës në RenewableUK.
Sipas Wharton, tregu i sistemeve të ruajtjes së energjisë do të vazhdojë rritjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar vazhdon përdorimin e shumë teknologjive inovative që nuk përfshijnë vetëm bateritë me litium, por edhe volantet, ajrin e kompresuar, të lëngët dhe ruajtjen përmes sistemeve me bazë gravitetin.
‘Këto teknologji të fjalës së fundit tregojnë se Mbretëria e Bashkuar është udhëheqëse në botë për ndërtimin e sistemeve moderne të energjisë, ka thënë Wharton./kosovo.energy/