Qeveria e Kosovës kërkon nga KOSTT dhe KEK ndarjen e dividetës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Korporata Energjetike e Kosovës të paguajnë dividentët në buxhetin e shtetit.

Sipas vendimit, KOSTT dhe KEK deri më 6 tetor duhet t’i paguajnë në total 30 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Bëhet fjalë për një vendim që KOSTT dhe KEK duhet ta zbatojnë. KOSTT do t’i paguajë 20 milionë euro, ndërsa KEK prej 10 milionë euro”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati.