Rikthehen gjobat për mosrespektim të masave anti-Covid

117 tiketa për 24 orë, në Kosovë.

Pas disa javësh, ku numri i dënimeve për mosrespektim të masave anti-covid ishte i vogël, në 24 orët e fundit kjo shifër ka ndryshuar.

Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 117 tiketa në bazë të Ligjit Covid-19.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1298 tiketa për kundërvajtje në trafik.

30 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 62 me dëme materiale, raportojnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.