Rregullat për të udhëtuar përmes aeroportit të Shkupit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që do të udhëtojnë nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut se nga dita e djeshme, 22 gusht 2021, për të hyrë në ndërtesat e terminaleve të aeroporteve është e lejuar vetëm nëse tregojnë: certifikatë për vaksinim të bërë kundër Covid-19, ose certifikatë/vërtetim se kanë kaluar Covid-19 gjatë 45 ditëve të fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR jo më i vjetër se 72 orë, ose test të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë, para hyrjes.

Ambasada thekson se këto rregulla vlejnë vetëm për personat mbi 18 vjeç, derisa nuk aplikohen për ata nën 18 vjeç.