Rritja e inflacionit, e përkohshme – Ministria e Ekonomisë në Gjermani zbut shqetësimet për rritjen e pagave

Qeveria gjermane pret që rritja e fundit e inflacionit të jetë e përkohshme, ndërkohë që është nxitur kryesisht nga efekte të veçanta që do zbehen në nisje të vitit të kaluar, sipas ministrisë së Ekonomisë. Indeksi vjetor i çmimit të konsumit në Gjermani u rrit sipër pritshmërive, duke shënuar nivelin më të lartë në 13 vite në Korrik, duke bërë që sindikata e shërbimeve Verdi të kërkojë menjëherë rritje të fortë të pagave.

“Nuk pritet një rritje e qëndrueshme e inflacionit nga perspektiva e sotme. Aktualisht nuk ka shenja të një spiraleje të pagës dhe çmimit, që mund të sjellë inflacion të lartë të përhershëm”- deklaroi Ministria në raportin mujor. Ndër faktorët kryesore të rritje së inflacionit ishin efektet bazë  nga ulja e përkohshme e normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në gjysmë ne parë të vitit 2020, sipas ministrisë, që shton se inflacioni do bjerë ndjeshëm pasi efektet të zbehen.

Ministria përmendi gjithashtu ekonominë me dy anë, ndërkohë që sektori i shërbimeve po përfiton nga heqja e masave të karantinës, ndërsa industria po goditet nga ngërçi i ofertës. “Megjithatë, vrulli pozitiv i ekonomisë në total vazhdon dhe do të nxisë rimëkëmbjen”- deklaroi ministria./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar