Nga 278,000 veta që jetojnë në kanton, 66,040 kanë pasaportë të huaj dhe 212,600 kanë shtetësi zvicerane.
Broshura e sapo publikuar e zyrës së taksave të Kantonit të Solothurnit ofron një pamje të re të kantonit dhe popullsisë, të prezantuar në mënyrë grafike.
278,000 njerëz jetojnë në kantonin Solothurn, sipas gjendjes në fund të vitit 2020. Nga këta, 139,350 janë meshkuj dhe pak më pak, përkatësisht 139,290, femra, shkruan “Solothurner Zeitung.
Nga 278,000 veta që jetojnë në kanton, 66,040 kanë pasaportë të huaj dhe 212,600 kanë shtetësi zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Më tutje, broshura ndahet në fusha të ndryshme lëndore. Në pjesën për popullsinë e kantonit mund të kuptohet se prej cilave vende vijnë të huajt me qëndrim në kanton.
Më së shumti njerëz me pasaportë të huaj (10.962 ose 16.6%), për shembull, kanë shtetësi italiane. Grupi i dytë më i madh ka pasaportë gjermane (9675 ose 14.7%) ndërsa grupi i tretë më i madh (6066 ose 9.2%) janë kosovarë, përkatësisht kanë pasaportë kosovare.
Në vendin e katërt janë shtetasit e Turqisë, në të pestin ata të Serbisë, në të gjashtin shtetasit e Maqedonisë së Veriut etj.