Shtrenjtohet edhe pasuli

Përpos bukës, vajit e qumështit, ngritje të çmimit këtë muaj ka pasur edhe tek pasuli. Deri në 4 euro 1 kilogram pasul ka arritur çmimi nëpër tregjet e Prishtinës.

Ky produkt konsumohet më të madhe në Kosovë, prandaj edhe rritja e përnjëhershme e çmimit ka qenë befasi për shumë konsumatorë.

“4 euro kg në treg, kjo nuk është normale”, ka thënë një qytetar. Ndryshe, këtë verë çmimet e produkteve bazike kanë pësuar rritje të konsiderueshme, duke ngritur dyshimet për abuzim me çmime nga ana e tregtarëve. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar