Si konsumator, ju mund të ankoheni edhe për energjinë elektrike

Energjia elektrike

Sipas ligjit në Kosovë, çdo konsmator ka të drejtë të ankohet edhe për energjinë elektrike.

‘Ligji për Energji Elektrike nr. 05/L – 085’, Neni 48, parasheh se konsumatori ka këto të drejta:

-Të pranojë informata transparente për çmimet dhe tarifat e vlefshme dhe kushtet e afatet standarde, në lidhje me qasjen dhe përdorimin e shërbimeve të energjisë elektrike,

Reklama e sponzorizuar

-Të marrë oferta për një zgjedhje të gjerë të metodave të pagesës, të cilat nuk bëjnë diskriminim të paarsyeshëm mes konsumatorëve,

-Kushtet dhe afatet e përgjithshme duhet ofruar në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme,

-Të informohet mirë për konsumin aktual të energjisë elektrike dhe shpenzimet aq herë sa t’i mundësohet rregullimi i konsumit vetanak të energjisë elektrike.

Ndërkohë, sa herë që këto të drejta tua nuk përmbushen e nuk përfillen nga Korporata e Energjisë, Mbrojtësit e Konsumatorëve ju rekomandojnë të ankoheni te Zyra e Rregullatorit të Energjisë, përmes emailit në ankesa.dmk@ero-ks.org. /Buletini Ekonomik/