Vendet që e kanë përballuar më mirë dhe më keq variantin delta

A tourist wearing a mask is seen in front of the Swiss House of Parliament on March 13, 2020, in Bern ahead of the announcement by Swiss government of new preventive measures against the spread of the COVID-19 caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Varianti Delta duket se po përmbys çdo model suksesi, duke bërë që ekonomitë e renditura dikur si ndër vendet më të mira për të jetuar, të humbasin popullaritet për shkak të Covid-19.

Në sajë të mutacionit të ri shumë të transmetueshëm që po kalon nga një kufi në tjetrin, dhe duke rrezikuar mbrojtjen që mundëson vaksinimi, Renditja e Qëndrueshmërisë ndaj Covid-19 (Resilience Ranking) për muajin gusht, nga Bloomberg, pësoi ndryshime të mëdha.

Për shembull, Zelanda e Re, që ka qëndruar e para në listë që kur u publikua lista për herë të parë në nëntorin e kaluar, ka rënë 26 vende në listë, teksa qeveria ka vendosur masa më të rrepta kufizuese pasi varianti Delta u përhap në vend.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, shtete që kanë qenë kampionë në vaksinim dhe rihapje, si SHBA-ja dhe Izraeli, kanë humbur gjithashtu pikë, pasi Delta shkaktoi rritje të infeksioneve, duke dërguar njerëz të pavaksinuar në repartet e kujdesit intensiv.

Në gusht, kombet europiane rezultuan më të suksesshmet, me një strategji të imunizimit të gjerë dhe rihapjes bazuar në statusin e vaksinimit. Nëntë nga 10 vendet e para në listë, ishin europiane, ku Norvegjia listohet e para për të dytin muaj radhazi.

Kombi skandinav ka vaksinuar plot 60% të popullsisë, ka mbajtur vdekjet në një nivel shumë të ulët dhe ka rihapur kufijtë për udhëtarët e vaksinuar. Falë shkallës së ulët të vdekjeve dhe administrimit të shpejtë të vaksinave, Holanda dhe Finlanda radhiten në vend të dytë dhe të tretë.

Vendet me qëndrueshmëri më të lartë ndaj Covid-19:

  1. Norvegjia
  2. Holanda
  3. Finlanda
  4. Irlanda
  5. Austria
  6. Belgjika
  7. Gjermania
  8. Singapori
  9. Zvicra
  10. Spanja
  11. Danimarka
  12. Franca
  13. Turqia
  14. Republika Çeke
  15. Emiratet e Bashkuara Arabe
  16. Italia
  17. Rumania
  18. Hong Kongu
  19. Arabia Saudite
  20. Suedia

Pothuajse kudo tjetër, përparimi i variantit Delta ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga Japonia dhe Koreja e Jugut që u mbështetën në vullnetin e qytetarëve, tek Kina dhe Vietnami që përdorën masa tepër të rrepta, duke i venitur kështu shpresat se fundi i epokës Covid-19 po afronte.

Pesë shtetet që renditen të fundit në listën e gushtit janë vendet e Azisë Juglindore, një rajon që u shfaq si epiqendra e re e virusit me numrin më të lartë të vdekjeve në botë për banor: Tajlanda u radhit në vend të 49-të, Vietnami të 50-të, Indonezia të 51-të, Filipinet të 52-të dhe Malajzia u rendit e fundit.

Pavarësisht se ka vaksinuar gati gjysmën e popullsisë dhe ka zbatuar planet e rihapjes për të vaksinuarit, rastet e reja për 100,000 banorë të raportuara në Malajzi gjatë muajit të kaluar, u rritën në një nga nivelet më të larta në botë. Banka qendrore e vendit gjithashtu ka përgjysmuar objektivin e rritjes ekonomike në vitin 2021.

I vetmi shtet që ka performuar mirë në rajon është Singapori, i cili po rihapet me kujdes pasi vaksinoi 77% të popullsisë.

Pesë vendet e fundit në listë vazhdojnë të mbeten ekonomitë në zhvillim, vaksinimi i të cilave ka ecur ngadalë. Kjo pabarazi ka të ngjarë që të përkeqësohet në të ardhmen, teksa kombet e pasura shpallin planet për të administruar vaksina përforcuese për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke marrë edhe më tepër nga furnizimi i pakët./Bloomberg