Një ligj i ri filipinas kërkon që të gjithë studentët e diplomuar të shkollave të mesme dhe kolegj të mbajnë së paku 10 pemë para se të mund të diplomohen. Ligji formalizon një traditë të mbjelljes së pemëve pas diplomimit, e cila gjithashtu shpresohet të luftojë njëkohësisht edhe ndryshimet klimatike globale. Ithtarët e ligjit thonë se legjislacioni mund të rezultojë me rreth 525 miliardë pemë të mbjella në një brez, nëse respektohet siç duhet.
Përfaqësuesi i Partisë së Magdalos të Filipineve Gary Alejano, i cili ishte autori kryesor i legjislacionit, tha: “Me mbi 12 milionë nxënës të diplomuar nga shkollat e fillores, pothuajse pesë milionë studentë që mbarojnë shkollën e mesme dhe pothuajse 500,000 të diplomuar në kolegj çdo vit, nëse zbatohet siç duhet, do të sigurojmë që të paktën 175 milionë pemë të reja të mbillen çdo vit. Në rrjedhën e një brezi, jo më pak se 525 miliardë mund të mbillen nën këtë iniciativë,” shpjegoi ai.
Pemët me sa duket do të mbillen në rizofora, pyje ekzistuese, në disa vende të mbrojtura, në zona ushtarake, zona të minierave të braktisura dhe zona të përzgjedhura urbane, sipas shërbimit të lajmeve të CNN në Filipine.
Qeveria tha se speciet e zgjedhura për mbjellje duhet të jenë të përshtatshme për çdo vend, klimë dhe topografi të zonës dhe gjithashtu do të ketë preferencë për speciet indigjene. Përveç impaktit të menjëhershëm të absorbimit të karbonit nga pemët, shpresohet se legjislacioni do të ndihmojë të sjellë mirëkuptimin mjedisor për gjeneratat e ardhshme dhe të çojë në iniciativa të mëtejshme ekologjike.
Filipinet janë një nga vendet më të dhunuara nga pikëpamja e pyjeve në botë, me një mbulim të përgjithshëm i cili ka zbritur nga 70% në vetëm 20% gjatë shekullit të 20-të. Prerja e paligjshme mbetet një problem për vendin dhe mungesa e pemëve në disa zona ka përkeqësuar rrezikun dhe ndikimet e përmbytjeve e rrëshqitjeve të dheut.
Burimi: Independent
SCAN