Zgjedhja e Bordit të BQK-së mbetet për shtator

Banka Qendrore e Kosovës

Ndonëse 5 emrat e kandidatëve për emërimin e një anëtari joekzekutiv i janë dërguar Kuvendit nga Banka Qendrore, ende nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.

Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini e Mimoza Mustafa janë emrat e pretendentëve për anëtar të Bordit të BQK-së.

Por, si duket emrat e tyre nuk do të hidhen në votim deri në sesion vjeshtor, kur Kuvendi do të fillojë punën, pasi seanca e fundit e legjislativit do të mbahet të enjten, e emrat e tyre nuk janë në rend të ditës këtë javë.

Reklama e sponzorizuar

Mimoza Kusari-Lila Shefe e GP të VV-së, tha se “sipas afateve kohore mbetet për sesioni vjetosht kemi pas dy shpallje, mbetet të votohet në muajin shtator dhe fillon punimet ne javën e dytë të shtatorit”.

Vonesa për kompletimin e Bordit të BQK-së mund të shkaktojë dëme të mëdha në investime.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, kompletimi i bordit duhet të bëhet sa më shpejt, meqë është i domosdoshëm për tërheqjen e investimeve nga jashtë.

Safet Gerxhaliu ekspert i ekonomisë, tha se duhet “ të themelohet bordi sa më shpejt të hapet mundësi për ligjin e ri mbi funksionimin e bqk dhe në veçanti të hapet perspektiva për themelimin e fondeve investive kapitaleve kosovare dhe i diasporës një .. bordi duhet të themelohet peëër të terhjek investime të huaja.

Por, as në fillim të sesionit vjeshtor nuk dihet nëse do të mund të kompletohet Bordi i BQK-së, pasi në atë kohë nis edhe fushata e subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /RTK/