Dan Gilbert, pronari i mbi 100 kompanive (në SHBA) drejton kompanitë dhe stafin e tij duke aplikuar 19 parime, të cilat që prej 1998 e kanë ndihmuar të rrisë kompanitë dhe të arrijë sukses të jashtëzakonshëm. Një listë e tillë zotërohet nga secili prej punonjësve të kompanive të tij. Këto parime janë:
1.Të rrisim gjithmonë nivelin e vetëdijes – Klientët duhen dëgjuar në mënyrë aktive dhe duhen kuptuar nevojat e tyre qartë.
2.Milimetrat që duhet të përmirësojmë janë kudo përreth nesh - Duhet të jemi më të mirë se konkurrentët edhe në detajet më të vogla.
3.Të përgjigjurit me sensin e urgjencës është element shumë i rëndësishëm i lojës - Të gjithë punonjësit duhet t’u përgjigjen telefonatave dhe emaileve nga kolegët apo klientët brenda ditës.
4.Çdo klient. Në çdo kohë. Pa përjashtim. Pa justifikime. - Klientët nuk duan t’ia dijnë sesa di ti deri sa mësojnë sesa dashuri ke për ta.
5.Të fiksuar për t’i bërë gjërat më mirë - Punonjësit duhet të propozojnë ide të reja në rastet kur diçka mund të bëhet ndryshe nga çfarë propozon stafi menaxherial, duke shmangur burokracitë.
6.Përgjigjia “Po” përpara “Jo” - Asnjë ide e punonjësve nuk duhet hedhur poshtë menjëherë, por duhet marrë në konsideratë.
7.Injoro zhurmën – Fokusohu në zgjidhjen e problemeve dhe injoro ata që nuk japin zgjidhje.
8.Nuk ka rëndësi KUSH ka të drejtë por ÇFARË është e drejtë - Në kompaninë tonë nuk ka vend për arrogancë korporate, shprehet Gilbert.
9.Ne jemi “ata” - Të gjithë punonjësit e 100 kompanive duhet të kuptojnë që janë pjesë e një skuadre të madhe që po punojnë për një qëllim të përbashkët dhe që nuk duhet të ketë ndarje pasi kjo krijon situata toksike.
10.Mos ji perfeksionist - Të qenit perfeksionit mund të të kushtojë humbje mundësish dhe kjo çon në humbje energjie dhe kohe.
11.“Do ta shohësh kur ta besosh” – Besoji vizionit tënd afatgjatë dhe mundohu ta kthesh në realitet.
12.Do ta gjejmë një zgjidhje - Bëj përpara me projektet edhe nëse nuk janë në formën perfekte. Kjo qasje duhet të shihet si avantazh konkurrues dhe jo të na frikësojë.
13.Koha është gjëja më e çmuar, çdo sekondë vlen – Koha është gjëja më e çmuar, jo paratë, sipas Gilbert. Koha nuk mund të zëvendësohet kurrë.
14.Numrat dhe paratë të ndjekin, nuk drejtojnë punën - Duhet të përdorësh dëshirën për rritje si motivim dhe jo fitimin e parave në vetvete. Nëse ke synim rritjen, paratë do të vijnë.
15.“Një qindarkë e kursyer është një qindarkë” - Investo në mënyrë inteligjente.
16.“Të mbështesim njëri-tjetrin” - Të gjitha kompanitë e Gilbert duhet të mbështesin dhe të marrin shërbime / produkte nga njëra-tjetra.
17.Thjeshtësia është gjenialitet – Kompleksiteti nuk nënkupton cilësi. Gjej mënyrën më të thjeshtë dhe të pastër për të bërë gjërat.
18.Inovacioni shpërblehet; Ekzekutimi adhurohet - Idetë fantastike dhe planifikimi i tyre janë shumë të rëndësishme por janë vetëm gjysma e procesit. Implementimi i tyre me sukses është shumë i rëndësishëm, përndryshe gjithçka që u planifikua më parë thjesht pushon së ekzistuari.
19.Puno me integritet të plotë - bëj gjënë e duhur - Gjithmonë puno me integritet të plotë dhe bëj gjënë e duhur. Asnjëherë nuk je gabim kur je duke bërë gjënë e duhur.