Kush qëndron prapa “Kosovës së Re”, kompanisë që shkoi në likuidim nga BQK?

Kompania e sigurimeve "Kosova e Re"

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të premten ka vendosur për revokimin e licencës të kompanisë së sigurimit “Kosova e Re”.

Sipas drejtuesve të BQK-së deri te ky vendim erdhi pasi kompania nuk arrit t’i përmbush kërkesat ligjore për kapital dhe solvencë.

Sipas Sokol Havollit, zëvëndësguvernator në BQK, detyrimet e kompanisë në momentin e revokimit të licencës ishin 7.7 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Pra kaq ka qenë kërkesa ligjore ndaj kompanisë por nuk është përmbushur”, ka thënë ai në konferencën për media, të premten.

Kompania do të hyjë në fazën e likuidimit dhe tek atëherë do të dihet se sa do të jetë mbulueshmeria e detyrimeve nga kompania.

Në rastin e kompanisë “Insig” e cila po ashtu ishte mbyllur me 2019 për të njëjtat arsye, policëmbajtësit u dëmtuan për 20 për qind të vlerës së dëmit nga aksidenti që kishin me kompaninë. “Ende nuk e dimë.

Mbulueshmëria e detyrimeve mund të jetë më pak ose më shumë se 80%, duhet të presim likuidimin e kompanisë”, ka thënë Havolli.

Ende nuk dihet sa qytetarë kishin polica aktive në këtë kompani, e as sa dëme janë nëpër gjykata. Aksionar me 100% të aksioneve te “Kosova e Re” është kompania “Fitorja” sh.p.k./Buletini Ekonomik/