Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot në një konferencë për media tha se në kuadër të programit të rimëkëmbjes shpallja e re për subvencionimet për fermer fillon nga dita e mërkurë.
Ai tha se përkrahja për fermerët gjatë këtij viti fiskal është 50 milionë euro, ku vetëm për programin e pagesave direkte për vitin 2021 janë në dispozicion 21 milion euro.
Gjithashtu minstri shtoi se edhe pse viti 2021 ka qenë sfidues në kuadër të angazhimeve të kësaj ministrie janë dukë punuar për hartimin e dy strategjive, asaj të zhvillimit të bujqësisë dhe për zhvillim rural 2021-2027 si dhe strategjinë për pyejet dhe menaxhimin e pyjeve 2021-2030.
“Ministria e Bujqësisë është përballë me një numër sfidash. Ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe. Për pagesa direkte kemi 21 milionë euro, për ndihmë të fermerëve kemi 50 milionë euro. I ftoj gjithë fermerët të aplikojnë për subvencione. Vlen të theksohet që Ministria ka themeluar Taskforcën e tokës bujqësore si dhe për pyjet. Do të shpërndajmë mjete aq sa kemi mundësi për fermerët. Sipërfaqet e vreshtave me mbi 100 hektarë nuk do të subvencionohen njëjtë sikur ata që kanë më pak. Ky vendim nuk i dëmton vreshtarët, sepse me mbi 100 hektarë janë vetëm dy apo tre vreshtarë”, shtoi tutje Peci në konferencë./Buletini Ekonomik/