A do të ketë iPhone 13 vërtetë komunikimin satelitor?

Para disa ditësh ishin shpërfaqur disa spekulime gjoja se seria e pritshme e iPhone 13 do ta ketë edhe ndërlidhjen me sistemin satelitor në orbitën e ulët (LEO).

Sipas analistit Kuo Ming-Chiu, i cili bënë parashikimet për stabilimentet e ardhshme të Apple, iPhone 13 do ta ketë sistemin satelitor, i cili do t’ua bënte të mundshme shfrytëzuesve që të komunikojnë dhe të dërgojnë mesazhe pa mbulesë 4G dhe 5G.

Posa doli në publik ky informacion, nxiti debate të shumta. Në fakt, ky lajm me shpejtësi rekorde ngriti aksionet e Apple. Dhe kjo nuk është e çuditshme fare, ngase komunikimi satelitor tashmë është një përparësi e madhe.

Reklama e sponzorizuar

Kuo Ming-Chi pohon se iPhone 13 do të shfrytëzojë çipin “e përshtatur” Qualcomm X60, i cili përmban volumin e frekuencave n53, të cilin e përdorë kompania për komunikimin satelitor ‘Globalstar’. Mirëpo, disa analistë të fushës së telefonisë mobile dhe ekspertë të komunikimit këto parashikime i kanë bërë të diskutueshme. Sipas tyre, “Apple- iPhone 13 nuk do ta ketë komunikimin satelitor” sepse, siç theksojnë ata, çipat e përshtatur për të cilët bëhet fjalë, vetëm do të përmirësojnë lidhjen ekzistuese 5G.

Problemi qëndron në faktin se komunikimet satelitore fare nuk përdorin volume të frekuencave. Sipas të gjitha gjasave, Apple do të përdorë vetëm një nga volumet e frekuencave të vjetra tokësore ‘Globalstar’ për zgjerim të LTE lidhjeve.

Sipas Bloomberg-ut, funksioni satelitor të cilin e zhvillon Apple ua bën të mundshme shfrytëzuesve vetëm dërgimin e mesazheve me tekst në situatat urgjente.

Ky funksion, pokështu, ua mundëson shfrytëzuesve të iPhone që të paralajmërojnë rastet urgjente  në rajonet e pambuluara me rrjet mobil. Mirëpo, është pak e mundshme që kompania të nisë këtë funksion gjatë vitit 2021.

Apple këtë funksion, sipas gjasave, do ta paraqesë si shërbim të veçantë dhe nuk do ta ndryshojë komunikimin aktual me SMS dhe thirrje.

Krahas kësaj, Bloomberg poashtu thotë se Apple nuk do ta nisë këtë shërbim në të gjitha rajonet. Përhapja e këtij funksioni do të varet nga normat e rregullativat  lokale dhe nga lokacioni i satelitit. Funksioni i instaluar do të kërkojë nga shfrytëzuesi që të dalë jashtë, të ecë në një drejtim të caktuar në mënyrë që t’i ndihmojë iPhone-it për t’u ndërlidhur me satelitin. Ndërlidhja gjithashtu mundet që të mos jetë e menjëhershme dhe mund të kalojë deri në një minutë që iPhone të komunikojë suksesshëm me satelitin.

 

Për ndërlidhje me satelitin është i nevojshëm një çip i veçantë i modemit, ndërsa Apple do të vazhdojë ta përdorë teknologjinë Qualcomm për disa vitet e ardhshme. Nuk është e qartë se a do të bashkëpunojë Apple me Globalstar, siç e ka potencuar Ming-Chi Kuo.

Në rastin më të mirë, n53 është vetëm “kanal Wi-Fi të cilin askush nuk e përdorë” me frekuencë të njëjtë. Në këtë mënyrë, së paku një apo dy vjet nuk do të kemi rastin ta përdorim iPhonin satelitor të Apple. /Buletini Ekonomik/