Aeroporti i Cyrihut është përfshirë në mesin e 10 aeroporteve më të mira në botë, në anketimin e “World`s Best Awards 2021” të revistës Travel and Leisure me qendër në New York, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në anketën “World’s Best Awards 2021” të revistës, e cila zhvillohet çdo vit, është përfshirë edhe Aeroporti i Cyrihut në kategorinë e “10 aeroporteve më të mira ndërkombëtare në botë”.
Sipas rezultatit të anketës që përcaktohet me votat e lexuesve të revistës “Travel and Leisure”, aeroportit i Singaporit, Changi me 91.17 pikë, prinë listën, duke lënë pas aeroportin e Stambollit, Incheon (Kore), Dubai, Hamad (Katar), Tokio (Japoni), Hong Kong, Narita (Japonia), Zurich (Zvicër) dhe Osaka (Japoni).
Në kategorinë “10 aeroportet më të mira ndërkombëtare në botë” vlerësimet në anketë bëhen në aspektin e qasjes, check-in, sigurisë, ambienteve për ushqim dhe pijeve, shit-blerjeve dhe dizajnit ndërsa rezultatet shpallen sipas këtyre kritereve.