Arsyet e rëndësishme që ju duhen për të udhëtuar drejt Gjermanisë

Për të udhëtuar drejt Gjermanisë mjafton të jesh i pajisur me certifikatën e vaksinimit. Por në rast mungese të këtij dokumenti mund të udhëtosh edhe me test PCR, por vetëm me arsye të rëndësishme.

Sipas njoftimit të ambasadës gjermane në listën e arsyeve të rëndësishme përfshihen:

Udhëtarët nga Shqipëria, pa dëshminë e vaksinimit të plotë, mund të hynë në Gjermani vetëm nëse bëjnë pjesë në një nga grupet e mëposhtme:

Reklama e sponzorizuar
  • Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra) dhe anëtarë të bërthamës së tyre familjare (bashkëshortë, fëmijë të mitur, prindër të fëmijëve të mitur) – si dëshmi e lidhjes familjare duhet të paraqitet certifikatë lindjeje / e martesës në origjinal ose në fotokopje të noterizuar.
  • Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë);
  • Anëtarët e bërthamës familjare, të cilët jetojnë në Gjermani, sikundër janë partneri/ja, bashkëshorti/ja, fëmijët e mitur, prindërit e fëmijëve të mitur, për bashkim familjar me vizë të vlefshme kombëtare ose për qëndrime afatshkurtra – si dëshmi të lidhjes familjare mbani me vete, ndër të tjera, certifikatë martese / certifikatë lindjeje në origjinal, apo në kopje të noterizuar, respektivisht dëshmi të një bashkëjetese afatgjatë (Deklaratë e nënshkruar sipasformularit , si dhe dëshmi rreth takimeve të mëhershme në Gjermani, ose të një vendbanimi  të përbashkët të mëparshëm), të cilat duhet të mbahet me vete;
  • Studentët,të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit, përfshirë rastet e pjesëmarrjes në kurset gjuhësore përgatitore të studimeve dhe praktikat;
  • Studentë të formimit profesional që do të nisin një studim profesional pranë një sipërmarrjeje;
  • Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në fushën e shëndetësisë dhe personel i kujdesit për të moshuarit, me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi ose mase ekuivalimi / kualifikimi.
  • Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me diplomë të njohur në Gjermani, punësimi i të cilëve është i nevojshëm në aspektin ekonomik dhe nuk mund të shtyhet, apo të kryhet jashtë vendit (duhen paraqitur dëshmitë përkatëse);
  • Au-Pairs dhe shërbyesit vullnetarë, nëse kohëzgjatja e planifikuar e veprimtarisë është së paku 6 muaj;
  • Pjesëmarrës në kurse intensive të gjuhës gjermane, praktika (vetëm praktika të detyrueshme në kuadër të studimeve apo të financuara nga fonde publike) dhekualifikime,  nëse kohëzgjatja e planifikuar e kursit të gjuhës/praktikës/ kualifikimit është së paku 6 muaj;
  • Personel i transportit të mallrave dhe llojesh të tjera transporti;
  • Diplomatë të akredituar, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, ndihmës humanitarë të akredituar, nëse janë duke ushtruar funksionet e tyre;
  • Pasagjerë në udhëtim tranzit (edhe në rrugë tokësore);
  • Familjarë të afërt (fëmijë në moshë madhore, nipërit, prindër të fëmijëve në moshë madhore, gjyshërit, motrat e vëllezërit – jo kunati/kunata ose vjehrrit apo nusja/dhëndri) të personave që jetojnë në Gjermani, lejohen të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm për vizita nëse keni një arsye familjare konkrete dhe detyruese  (lindja, martesa, vdekja / varrimi, sëmundja e rëndë e familjarëve më të afërt, pra prindër/gjyshër, fëmijë/nipër e mbesa, motra e vëllezër). Gjatë udhëtimit duhen paraqitur dëshmi rreth qëllimit të ngutshëm të udhëtimit dhe të lidhjes familjare, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekziston një arsye e ngutshme familjare për udhëtimin;
  • Punëmarrës dhe  specialistë shumë të kualifikuar nga kompani të huaja për të marrë pjesë në takime biznesi në Gjermani, në rast se udhëtimi është absolutisht i nevojshëm për arsye ekonomike. Për këtë qëllim, në momentin e hyrjes në vend duhet paraqitur dëshmia e kualifikimit profesional të udhëtarit si dhe një deklaratë e nënshkruar nga partneri gjerman i biznesit, në origjinal (!) (shih formularin). Gjatë udhëtimit duhet paraqitur dëshmi, dhe do të jetë Policia Federale e cila vendos për secilin rast individual, në bazë të dokumenteve të paraqitura, nëse ekzistojën kushtet për një përjashtim nga rasti.
  • Persona të cilët kanë nevojë për mbrojtje për arsye të tjera humanitare., p.sh. për trajtim mjekësor prej arsyesh të detyrueshme  mjekësore (d.m.th. nëse pa këtë trajtim jeta e personit kërcënohet ose ekziston frika për dëme të përhershme të konsiderueshme dhe trajtimi nuk mund të kryhet në vendin e lindjes – duhet të paraqitet një deklarata e mjekut që e trajton pacientin në Gjermani sipasformularit , si dhe dëshmi të tjera).
  • Punëtorë sezonalë në bujqësi
  • Marinarë në kalim e sipër drejt portit apo aeroportit prej nga do të niset anija respektivisht avioni, për t’u kthyer në një shtet të tretë
  • Të riatdhesuar të vonë

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e mësipërme, duhet të marrin në konsideratë rrezikun, që mund të kthehen në kufi.

Rregullat në raste përjashtimore nuk ndryshojnë asgjë prej përcaktimeve të regjimit të  vizave, që ka qenë i vlefshme para pandemisë, që do të thotë, nëse për personat përkatës në përputhje me nënshtetësinë dhe/ose qëllimin e udhëtimit ekziston detyrimi i pajisjes me vizë, ky detyrim vlen edhe më tej.