Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit tregojnë për ndërtime jo cilësore të rrugëve dhe prishjeve të shpeshta të tyre, që ndër pasojat tjera siguria në trafikun rrugor është e ulët.
Përkundër zhvillimit të hovshëm të trendëve të udhëtimit në botë, Kosova ka nivel të ulët të urbanizimit, gjë që e ul intensitetin e transportit (numrin e udhëtarëve për kokë banori).
Gjatë viteve 2017-2019 niveli qendror dhe lokal së bashku kishin shpenzuar mbi 343 milion euro në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, veçanërisht në rrugë rajonale dhe lokale, e paraparë edhe me Strategjinë Sektoriale.
Shpenzimet për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale për dy vitet e fundit (2019 dhe 2018) janë mesatarisht 35% të totalit të shpenzimeve për investime kapitale.
Prandaj, përfundimi i tyre me kohë, brenda limiteve buxhetore dhe me cilësi të mirë është i rëndësishëm si për sigurinë ashtu edhe për zhvillimin ekonomik në shoqërinë tonë.
Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë identifikuar mangësi tjera si në vijim:
-definimi i projektit, Autoritet Kontraktuese (AK) kanë filluar punët dhe është nënshkruar kontrata pa një projekt fillestar;
-shpronësimet e tokave në disa raste nuk janë bërë me kohë të cilat kanë ndikuar që ndërtimi i rrugëve të ketë vonesa e ka raste që rrugët kanë mbetur në gjysmë rrjedhimisht jo funksionale;
-fillimi i procedurave pa zotimin e fondeve e në disa raste janë përdorë fondet e njërit projekt për të bërë pagesa për projektet tjera, andaj kishte mungesë të fondeve për disa nga projektet e rrugëve.
Raportet e ZKA-së po ashtu theksojnë raste ku janë ndryshuar paramasa dhe parallogaria nga ajo e kontraktuar pa ndonjë aprovim paraprak dhe disa rrugë nuk kanë projekte kryesore fare.
Për më tepër, shumë media të shkruara dhe elektronike kanë raportuar për probleme të ndryshme posaçërisht në aspektin e cilësisë së ndërtimit të rrugëve. Në raste të ndryshme janë raportuar prishjet në rrugët e reja të ndërtuara10, gjë që rezulton që rrugët do të kenë nevojë për riparimin dhe mirëmbajtjen më të shpeshtë se që pritet.
Rasti më i freskët (në vitin 2021) i raportimit mbi cilësinë e dobët të ndërtimit të rrugëve është rasti i rrugës së sapo ndërtuar në Malishevë, një segment i së cilës ishte prishur nga reshjet atmosferike11. Treguesit e paraqitur më lartë shpijnë në formulimin e hipotezës që ndërtimi i rrugëve rajonale dhe lokale përcjellët me mangësi të shumta që ndikojnë në cilësinë e tyre dhe për pasojë ndërtimi i rrugëve nuk siguron vlerë për para./Media Ndërtimi/