Në vendet e Bashkimit Europian janë rritur me 115% azilkërkuesit, në tremujorin e dytë të 2021. Në total, ka pasur rreth 103 mijë e 895 kërkesa për herë të parë për azil. Rritja është ndjerë edhe krahasuar me tremujorin e parë me 2021, konkretisht me 9%.
Sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (20 mijë e 640 aplikantë për herë të parë). Ata u ndoqën nga afganët (13 mijë e 860) dhe pakistanezët (4 mijë e 430).
Nga ana tjetër, sipas Eurostat, Në TM2 2021, kishte edhe 13 mijë e 805 aplikantë të mëvonshëm (njerëz që aplikuan përsëri për azil pasi ishte marrë një vendim mbi një kërkesë të mëparshme)./Scan tv/