Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian ishte 6.9 për qind në muajin korrik apo me 0.7 pikë përqindje në bazë vjetore.
Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, shkalla e papunësisë në Eurozonë gjithashtu ra 0.8 pikë përqindje në 7.6 për qind në muajin korrik në bazë vjetore.
Eurostat tha se rreth 14.6 milionë burra dhe gra në vendet e BE-së, përfshirë 12.33 milionë në Eurozonë ishin të papunë që nga korriku.
Numri i të papunëve u ul me 1.5 milionë në bazë vjetore në korrik në bllokun prej 27 anëtarësh.
Shkalla më e lartë e papunësisë u regjistrua në Greqi me 14.6 për qind, Spanjë me 14.3 për qind dhe Itali me 9.3 për qind, ndërsa më e ulëta në Çeki me 2.8 për qind, Holandë me 3.1 për qind dhe Hungari me 3.3 për qind.
Ndërkohë, në BE gjatë muajit korrik janë regjistruar 2.85 milionë të papunë nën moshën 25-vjeç, duke e bërë shkallën e papunësisë së të rinjve prej 16.2 për qind.