Organizata joqeveritare gjermane Shoqata për mbrojtjen e abientit jetësor (NVO) e ka paditur BMW-në dhe Mercedesin për shkak se nuk kanë ashpërsuar mjaftueshëm kontrollin e tyre ndaj emetimit të CO2 dhe nuk janë marrë në mënyrë adekuate me ndryshimet klimatike.
Ky ëështë rasti i parë në të cilët qytetarët në Gjermani kanë paraqitur padi kundër kompanive private për shkak të ndryshimeve klimatike, por të gjitha zhvillimet tregojnë që ky rast nuk do të jetë i fundit.
Pra, pritet që do të paditet edhe Volkswagen që thuaja që është e sigurt qe nuk do të mund ti ik padisë.
Që të tre prodhuesit janë obliguar për ta elektrofikuara asortimentin, nderësa organizata joqeveritare pohon se këta të tre prodhues të makinave nuk janë angazhuar mjaftuesh, shkruan Handelsblatt gjerman.
Qysh në fillim të këtij viti këto tri kompani janë paralajmëruar se do të kenë afat deri me 20 shtator që të plotësojnë kërkesat për përkufizimin e prodhimit të makinave me motor me djegie të brendshme me afat deri në vitin 2030, dhe për ta zvogëluar emetimin e CO2.
BMW dhe Mercedes kanë thënë se nuk do të plotsojnë kushtet e organizatës joqeveritare.
Mirëpo që të tre prodhuesit janë obliguar që të elektrifikojnë linjat e tyre me ç’rast tani thuhet se nuk po bëjnë mjaftueshëm në zvogëlimin e emetimit të CO2 është thënë qysh në maj të vitit të kaluar.
Atëherë gjyqi suprem i Gjermanisë ka gjykuar se ligji për klimën nuk bënë mjaftueshëm për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme dhe ka përcaktuar buxhetin për emetim për segmented kryesore ekonomike.
Kërkesa për zvogëlimin e emetimit është 65% deri në vitin 2030 e ka shpejtuar strategjinë nacionale, dhe ky është hapi i parë në arritjen e neutralizimit nacional të qymyrit deri me 2045.
Vetëm atëherë do të mund të sigurohej pak a shumë gjendja më e mirë e gjeneratave të ardhshme.