Brexiti me pasoja: Raftet e zbrazta në shitore dhe pompat e karburanteve të mbyllura

Pompat e benzinës të BP-së britanike dhe ExxonMobil- it amerikan janë mbyllur në Britaninë e Madhe.

Shkaku i kësaj mbylljeje është problemi me dërgesat e karburanteve, sepse kompanive furnizuese me karburante iu mungojnë shoferët e kamionëve.

BP thekson se ka probleme me furnizimin me benzin në disa pika të shitjes në Britani të Madhe, për shkak të mungesës së shoferëve në gjithë Britaninë.

Reklama e sponzorizuar

Gjiganti amerikan ExxonMobil, pronar i pompave të benzinës Esso, nga ana tjetër, ka kumtuar se pjesa prej 200 pompash të benzinës në Britaninë e madhe janë mbyllur gjithashtu për shkak të problemeve të dërgesave të karburanteve.

Problemet rreth furnizimit janë pasojë e e epidemisë së koronavirusit, e cila shumë shoferë, të shumtën nga vendet e jashtme, i ka shtyrë që të kthehen në vendet e tyre, ndërsa qendrat për aftësimin e shoferëve të rinj kanë qenë me muaj të mbyllura.

Njëkohësisht, ardhja e shoferëve të ri nga BE-ja në Britani të Madhe tashmë pas Brexitit është punë e komplikuar. Siç është theksuar tashmë disa herë, industrisë britanike të auto-transportit i nevojiten edhe 90. 000 shoferë për t’i plotësuar kërkesat. /Buletini Ekonomik/