Para një jave, më saktësisht të mërkurën e kaluar çmimi i gazit në berzat evropiane është ngritur shumë, madje ka thyer rekordin historik të lartësisë së çmimit, duke arritur në 970 dollarë për 1.000 metra kub.
Mirëpo, më pas ky çmim ka rënë duke u zvogëluar ndjeshëm. Ndërkohë, të hënën në mëngjes çmimi i gazit në berzat e Evropës sërish është ngritur në 900 dollarë për 1. 000 metra kub, por më pastaj ky çmim është ulur pas lajmit se Equinor-i norvegjez ka marrë lejen për rritjen e eksportit të gazit nga fushat e veta bregdetare Oseberg dhe Trol.
Ekspertët vlerësojnë se se çmimi i gazit në Evropë, në rrethana të caktuara mund të arrijë në 1. 000 dollarë për 1. 000 metra kub, transmetojnë mediat ndërkombëtare.
Faktorët të cilët do të ndikonin në këtë çmim janë gjendja në tregun e gazit, rrethanat e motit në Evropë dhe termini i nisjes së punës së gazpërçuesit Veriu 2. /Buletini Ekonomik/