Çmimet drastike të shtrenjëta të rrymës në Itali

Romë, shtator – Çmimi i rrymës për shpenzuesit e grupit të amvisërisë, në Itali, në tremujorin e fundit do të shtrenjtohet për 29.8 për qind, ndërsa ai i gazit 14.4 për qind.

Siç ka kumtuar sot rregullatori ARERA, çmimet e ngritura janë nxitur “në dinamikë jo të rendomtë” të kostos së lëndës së parë të cilat tejkalojnë rekordet historike, transmetojnë mediat ndërkometare.

Çmimet referente evropiane të gazit janë katërfishuar këtë vit, të nxitura nga rezervat e pakëta,  nga problemet me furnizim dhe nga kërkesat e shumëta gjatë procesit të rimëkëmbjes së ekonomisë, nga pasojat e pandemisë, që ka ndikuar edhe në çmimet e larta të tregtimit të energjisë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Kjo do të thotë çmime më të larta edhe në amvisëri, që do të rezultojë me varferimin energjetike të grupëve më të lënduara shoqërore, tërheqin vërejtjën shoqatat e ndryshme.

Rregullatori italian pret që llogaritë për rrymën për grupin e amvisërisë për këta tre muaj të fundit të rritën 29.8 për qind ndërsa ato të gazit 14.4 për qind dhe këto çmime do të fuqizohën pas një varg masash që ka ndërmarrë qeveria për zbutjen e këtyre shpënzimeve, më kosto të lartë prej 3 miliardë eurosh.

Në Itali, pas intervenimeve qeveritare familjet e shumta numërikisht janë ballafaquar me ngritjën e çmimit të rrymës prej 45 për qind, derisa llogaritë e gazit janë rritur më 30 për qind.

“Intervenimi i qeverisë ka zbutur ndikimin e fazës delikate të rimëkëmbjës dhe mbron konsumatorët e lirshëm” ka thënë nëpërmjet një komunikate shefi i arera-s, Stefano Besegini.

Kreu i rregullatorit energjetik ka thënë se duhet të investohet dhe të bëhën më shumë përpjekje për ta zvogëluar strukturën e shpenzimit të energjisë.

Kompenzimet siç janë ato për ripërtrirjen e burimeve energjetike dhe për shuarjën e termocentraleve nukleare, përbëjnë mesatarisht më shumë se 20 për qind të llogarive për rrymë në Itali, transmeton Reuters./Buletini Ekonomik/