Çmimet e naftës rriten në mbi 80 dollarë për fuçi, hera e parë në tre vjet

Çmimi i qymyrit, karbonit dhe gazit në Evropë, ka arritur nivele rekord, pasi nafta bruto ka arritur në mbi 80 dollarë [rreth 70 euro] për fuçi, duke treguar shenja se bota po shkon drejt një krize botërore të energjisë që ka të ngjarë të ndikojë në rritjen ekonomike.

Treguesi referencë i naftës Brent u rrit deri në 0.9 për qind në 80.22 dollarë për fuçi, duke arritur një nivel të lartë trevjeçar për të dytën ditë radhazi.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet standarde evropiane të gazit për shpërndarjen muajin e ardhshëm u rritën me 10 për qind, që do të thotë se kostot janë dyfishuar që nga mesi i gushtit.

Ndërsa, çmimet e gazit natyror në Shtetet e Bashkuara u rritën në mbi 6 dollarë për milion njësi termike britanike, çmimi i tyre më i lartë në shtatë vjet.

Kjo rritje vjen mes furnizimit të kufizuar dhe konkurrencës në rritje midis Evropës dhe Kinës, që i ka rritur çmimet e gazit në nivele rekord javët e fundit.